Kyresore » 2012 » Mars » 2 » Chelsea “Lufte” blu, David Luiz kunder Lampard
3:20 PM
Chelsea “Lufte” blu, David Luiz kunder Lampard
Mbrojtesi i Chelseat, David Luiz, ka sulmuar ashper mesfushorin e ekipit te tij, Frank Lampard, duke i thene qe te ndjeke udhezimet e trajnerit Andres Villas-Boas. Braziliani mbeshteti trajnerin dhe u shpreh se ishte e papranueshme qe ne nje klub te kishte "njerez te privilegjuar”.Kritika erdhi pasi Lampard deklaroi publikisht se marredhenia e tij me teknikun portugez nuk ishte ideale."Askush nuk duhet te jete babai apo djali i askujt ne nje ekip futbolli”, tha Luiz per "O’Jogo”. "Nuk ekzistojne njerezit e privilegjuar. Lampard thjesht duhet te degjoje trajnerin kur jep nje urdher dhe t’i zbatoje ato. Asnje lojtar nuk duhet te harroje qe eshte thjesht nje i punesuar ne klub”.Sipas lojtarit, problemet me te medha vijne nga trysnia e shtypit anglez kundrejt skuadres. "Shume polemika krijohen nga mediat britanike. Vitin e kaluar kishte skuadra qe ishin ne pozicione me te keqija ne tabele dhe nuk shkruhej asgje per ta. Eshte shume me e thjeshte te flasesh per AVB, pasi Celsi eshte nje skuader e madhe qe lufton per vendin e pare”. Por keto deklarata te lojtarit pritet te ndezin me teper luften brenda skuadres londineze, pasi ai shihet nga "veteranet” si nje nga te perkedhelurit e Villas-Boas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus