Kyresore » 2012 » Shtator » 26 » Chelsea ofron 56 milionë euro për Falcao
11:12 AM
Chelsea ofron 56 milionë euro për Falcao
Chelsea kërkon të blejë Radamal Falcaon në merkaton e ardhshme dhe ka nisur që tani bisedimet me Atletico Madrid. Lajmin e bën të ditur tabloidi ‘The Sun’ që shton se Roman Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 56.5 milionë euro për sulmuesin kolumbian.Pronari rus i "Bluve” kërkon që të ketë në skuadër edhe një qendërsulmues tjetër përveç Fernando Torres në mënyrë që të ketë mundësi të luftojë në të gjitha frontet. Didier Drogba u largua në verë dhe nuk u ble asnjë sulmues tjetër për ta zëvendësuar.Radamel Falcao ishte sulmuesi që në Superkupën e Europës shkatërroi Chelsean me tregolëshin e tij në fitoren e spanjollëve me rezultatin 4-1.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus