Kyresore » 2012 » Maj » 24 » Chicago e kërkon Inzaghin si lojtar dhe trajner
4:08 PM
Chicago e kërkon Inzaghin si lojtar dhe trajner
Ish-sulmuesi italian i ekipit kombëtar, Filippo Inzaghi, ka marrë një ofertë nga klubi amerikan Chicago Fire, për tu transferuar në këtë ekip për një pagë vjetore prej dy milionë dollarësh, raportojnë mediat italiane.Siç raportohet, 38-vjeçari Inzaghi, përveç se do të luan në ekipin e parë, ai do të punoi edhe si trajner i të rinjve.
Inzaghi është larguar kohët e fundit nga ekipi i Milanit, pas dhjetë vjet qëndrimi në këtë klub.
Në konferencën lamtumirës për shtyp, ai kishte deklaruar se nuk e dinte ku dhe si do të ndjektë karrierën.Mediat italiane kanë raportuar se Inzaghi ka marrë oferta edhe nga ekipi brazilian, Vasco da Gama Brazilit dhe ai amerikan, ku luan mesfushori anglez, David Beckham, Los Angeles Galaxy.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus