Kyresore » 2012 » Maj » 11 » “Chicharito” do të mungojë në Olimpiadën 2012
1:30 PM
“Chicharito” do të mungojë në Olimpiadën 2012
 Sulmuesi meksikan i Manchester Unitedit, Javier Hernandez, nuk do të luajë me Përfaqësuesen e Meksikës në Olimpiadën 2012 në Londër, pasi po synon të pushojë për stinorin e ardhshëm të Premier Leagues, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit anglez të enjten. Hernandez ishte përfshirë në listën e zgjeruar të Meksikës për Olimpiadën 2012, mirëpo "djajtë e kuq" nuk e kanë ndërmend të lirojnë futbollistin për të luajtur me përfaqësuesen dhe këtë ia ka bërë të ditur dhe Federatës së Futbollit të Meksikës. Meksika ndeshjen e parë në Olimpiadë e zhvillon më 26 korrik kundër Koresë së Jugut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus