Kyresore » 2012 » Maj » 2 » Çikago dorëzohet në shtëpi para Filadelfias (+VIDEO)
10:37 AM
Çikago dorëzohet në shtëpi para Filadelfias (+VIDEO)
Ashtu siç pritej, mungesa e Derrik Rouz i ka shkaktuar probleme të mëdha skuadrës së Çikagos, e cila është dorëzuar në shtëpi përballë Filadelfias me rezultatin 109-92. Ekipi mik ka bërë maksimumin për të përfituar nga mungesa e yllit të ekipit kundërshtar dhe këtë e tregon më mirë fakti se dy organizatorët e kësaj skuadre, Evan Tërner (19 pikë, 7 topa në tabelë, 6 pasime) dhe Xhru Holidei (26 pikë, 6 pasime), kanë patur një ndeshje të shkëlqyer duke çarë shpeshherë mbrojtjen kundërshtare me depërtimet e tyre. Falë kësaj fitoreje në fushën kundërshtare, Filadelfia barazon bilancin e serisë në 1-1, ndërsa merr kontrollin e saj pasi luan dy ndeshjet e radhës në shtëpi.Edhe Boston ka arritur të marrë një fitore në transfertë, duke mundur 87-80 skuadrën e Atlantas dhe duke barazuar serinë në 1-1. Me mungesën e Razhan Rondo të pezulluar, protagonisti i mbrëmjes ka qenë Pol Pirs me një ndeshje të jashtëzakonshme ku ai regjistroi 36 pikë e 14 topa në tabelë. Me kalimin e ndeshjeve në fushën e Boston, tashmë janë këta të fundit që duken favoritë për të kaluar këtë seri ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë.

LA Leikërs e kanë patur më të thjeshtë të mundnin Denver për herën e dytë radhazi me rezultatin 104-100. Kalifornianët kanë krijuar një avantazh të rëndësishëm prej 19 pikësh në periodën e tretë dhe më pas e kanë ruajtur atë deri në fundin e ndeshjes, duke marrë një sukses që çon serinë në 2-0 dhe afron raundin tjetër të play-off. Ndeshja u vendos nga paraqitja e jashtëzakonshme treshes së LA Leikërs: Kobi Brajant (38 pikë), Endriu bainëm (27 pikë, 9 topa në tabelë) dhe Pau Gasol (13 pikë, 10 topa në tabelë, 5 pasime). (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Boston (1)-Atlanta (1) 87-80

Filadelfia (1)-Çikago (1) 109-92

Denver (0)-LA Leikërs (2) 100-104

Sonte

Utah (0)-San Antonio (1)

Indiana (1)-Orlando (1)

LA Klipërs (1)-Memfis (0)

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus