Kyresore » 2012 » Gusht » 6 » Cili është transferimi më i shtrenjtë në Kosovë?
1:26 PM
Cili është transferimi më i shtrenjtë në Kosovë?
Afati kalimtar i verës nuk solli ndonjë lëvizje të madhe sa u përket futbollistëve, ndonëse vazhdon të jetë i hapur edhe për disa ditë. Lojtarët kryesisht ndërruan klube brenda vendit, derisa të pakët janë ata që erdhën nga jashtë Kosove. Përforcimet më të mëdha i bënë skuadrat që hyn në Superligë nga Liga e Parë, Hajvalia, Llamkos Kosova e Ferronikeli. Njëherësh, kryesitë e këtyre klubeve derdhën më së shumti para sa i përket prurjeve. Ndonëse në futbollin kosovar është bërë traditë që të mos tregohen shumat e parave që jepen për futbollistë, ‘Sport’ ka arritur të mësojë se cilët janë lojtarët më të kushtueshëm të këtij afati kalimtar.

Dhe, pikërisht te skuadrat e inkuadruara në Superligë janë emrat e lojtarëve më të shtrenjtë. Anëtarë të kryesive në kushte anonimiteti dhe të afërm të futbollistëve thonë se listës i prinë mesfushori i Hajvalisë, Faruk Statovci. Ai ka marr në dorë rreth gjashtë mijë euro për një vit dhe ka një rrogë të majme për kushtet në futbollin kosovar. "Faruku është futbollisti më i paguar te Hajvalia. Ai ka marr gjashtë mijë euro për një vit dhe ka rrogë të mirë mujore”, njofton burimi.

I dyti është mbrojtësi i Llamkos Kosovës, Alban Dragusha. Ai ia ‘rrëmbeu’ pesë mijë euro në dorë vushtrriasve dhe njëkohësisht ka edhe rrogë të mirë. "Albani ka marr pesë mijë euro. Ai është më i paguari te Kosova e Vushtrrisë nga përforcimet”, njofton një zyrtar i klubit vushtrrias.

Katër mijë euro në dorë

Nëse Statovci është i pari dhe Dragusha i dyti, për futbollistin e tretë më të paguar është vështirë të përcaktohet. Kjo për faktin se askush nuk është mbi shumën e katër mijë eurove të marra në dorë. Me këtë çmim, disa lojtarë janë transferuar nga njëra në skuadrën tjetër. Njëri nga ta është Berat Hyseni i Drenicës. Me katër mijë euro është pasuruar edhe Fatih Karahoda i Ferronikelit dhe Armend Kastrati i Hajvalisë. Me rastin e rikthimit te Prishtina, dyshja Kushtrim Mushica e Liridon Kukaj kanë marr nga rreth tre mijë euro. Te Drita transferi më i shtrenjtë është Xhevdet Shabani.

Krasniqi përfiton 10 mijë euro

Ndryshe nga futbollistët e transferuar, mesfushori i Prishtinës, Driton Krasniqi është më i paguari në mesin e lojtarëve që kanë vazhduar bashkëpunimin me skuadrën që ishin edhe edicionin e kaluar. Mësohet se Krasniqi është pasuruar me dhjetë mijë euro për një vit. Edhe lojtarë tjerë të Prishtinës kanë marr para të majme me rastin e vazhdimit të kontratës. Njëri ndër ta është edhe mesfushori sulmues, Mentor Mazrekaj. Menjëherë pas tyre renditet Dukagjin Gashi i Ferronikelit, i cili ka marr pesë mijë euro.

Të paguar mirë për kushtet në futbollin kosovar janë edhe Taulant Dajaku (Drenica) e Kastriot Rexha (Trepça ’89). Ndërkohë, ndryshe nga vitet e kaluara, në mesin e skuadrave që kanë derdhur para për transferime nuk është Hysi. Llapjanët gjithnjë i bënin përforcimet më të shtrenjta. Vite me radhë, Mentor Zhdrella ishte më i paguari së bashku me Fisnik Papuqin, Yll Hoxhën, Enis Zabërgjën e të tjerë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus