Kyresore » 2012 » Maj » 24 » City, 25 mln euro për Martinez
4:13 PM
City, 25 mln euro për Martinez
Duel në merkato mes dy klubeve të Manchester. Nëse talenti belg i Lille, Eden Hazard është pranë United, City ka gati një ofertë prej 25 milionë eurosh për talentin 23-vjeçar bask të Athletic Bilbao, Javi Martinez.Sipas asaj që raporton "Daily Mail", kampionët e rinj të Premier League do të dërgojnë nesër në finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, emisarët e tyre për të ndjekur nga afër futbollistin në fjalë.Javi Martinez kërkohet edhe nga klubet e Barcelonës, Real Madrid dhe Bayern por klubi bask për të lënë të lirë lojtarin kërkon plot 40 milionë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus