Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » City ka probleme me realizime golash
1:36 PM
City ka probleme me realizime golash
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini tha se ekipi i tij këtë sezon ka probleme me efikasitet, raportojnë mediet angleze."Citizens” të shtunën në raundin e tretë të Premier Leagues mposhti Queens Park Rangers 3-1, por Mancini nuk është i kënaqur në lidhje me mundësitë e shumta që nuk realizuar nga ana e lojtarëve të tij."Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por tani ne kemi probleme. Ne nuk i shfrytëzojmë rastet e shumta për të shënuar. Të njëjtën situatë e kemi pasur edhe në ndeshjen e parë. Në ndeshjen kundër QPR-së kemi luajtur mirë, por gjëja e rëndësishme është se kemi fituar pikë të reja", ka thënë Mancini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus