Kyresore » 2012 » Maj » 13 » City në një ndeshje infarkti fitoi titullin sekundat e fundit (+VIDEO)
7:16 PM
City në një ndeshje infarkti fitoi titullin sekundat e fundit (+VIDEO)
Manchester City pas 44 vitesh pritjesh janë shpallur kampion të ri në futbollin anglez, përkatësisht të parin që kur liga mori këtë format me emrin "Premier League” në vitin 1992. Ata mposhtën QPR në takimin vendimtar me rezultat 3:2, dhe me 89 pikë aq sa ka Manchester United fituan kurorën e më të mirit falë golaverzhit.Dramë e vërtet është zhvilluar stadiumin "Etihad” në Mançester, kur skuadra e Manchester Cityt ishte përgatitur për ta festuar titullin e parë në Premier League, por QPR-së për pak sa nuk i befasoi ata. Koha shtesë prej pesë minutash ishte shpresë për kampionët e ri, pasi ata 90 minutatë e kohës së rregullt i përfunduan me disavantash prej 1:2, por Edin Xheko në minutën e dytë shtesë dhe Sergio Aguerro pas (90+4') shënuan për Cityn për tu hedhur i gjithë stadiumi në kremtë. Golin e parë në takim e kishte shënuar, Pablo Zabaleta (39’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërkaq në fillim të gjysmës së dytë (48’), Djibril Cisse i heshti tifozët vendas duke e barazuar rezultatin ndërkaq Jamie Mackie (66’) kaloi QPR-në në epërsi. Në ndërkohë ata kishin mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Joey Barton, me karton të kuq në minutën e 55-të, por që nuk i pengoi atyre të mbajnë në ankth Cityn. Përkundër disfatës QPR mbetët edhe vitin e ardhshëm pjesë e elitës, falë barazimit të Stoke Cityt me Boltonin, që bëri kjo e fundit të jetë skuadra e tretë që bie nga garat pas Blacburnit dhe Wolves. Ndërkaq pos Cityt, me 89 pikë e përmbylli kampionatin edhe tanimë ish kampioni Manchester United, që e humbi titullin falë golaverzhit më të dobët se rivalët e qytetit. Djajtë e kuq këtë javë fituan në udhëtim ndaj Sunderlandit me golin e Wayne Rooney dhe ishin shumë afër të mbronin titullin, sikur të mos ndodhnin ato dy shënimet ekspres të Cityt. Vlenë të theksohet se QPR pasi kuptoi që edhe me humbje ta ketë siguruar mbijetesën u dorëzua para Cityt dhe me dy gola mjaftë dyshesh City arkëtoi pikët e arta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus