Kyresore » 2012 » Mars » 22 » City nuk humb në shtëpi
0:13 AM
City nuk humb në shtëpi
Manchester City e ka konfirmuar edhe njëherë seriozitetin në luftën për titull të kampionit në Ligën Premier, me fitoren e jashtëzakonshme të realizuar në Ettihad Stadium, ku ‘qytetarët’ kanë arritur të rikthejnë disavantazhin për të fituar në fund të takimit me rezultat 2-1. Sfida para fillimit u përshkrua si vendimtare për titull dhe ashtu si karakteri, e tillë ishte edhe loja e zhvilluar.Vendasit e dominuan pjesën e parë. Samir Nasri qëlloi madje edhe transverzalen, por nuk arriti ta gjente dot golin.Në pjesën e dytë gjithiçka ndryshoi. Të parët që gjetën golin ishin mysafirët. Pas një harkimi në zonë të Juan Matas, ishte Garry Cahill ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Chelseat (60’).Në vazhdim të takimit vendasit dominojnë tërësisht sfidën dhe arrijnë të fitojnë një penalti të cilën me sukses e konkretizoi Aguero (78’).Në lojë në vazhdim shfaqet vendimtar Carlos Tevez, i cili me një asistim ndihmoi Samir Nasrin të shënojë për 2-1 (85’) dhe fitoren e madhe të Manchester Cityt
Me këtë fitore, të 15-ën në shtëpi, Manchester City ka 69 pikë, një pikë më pak se sa lideri Manchester United
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus