Kyresore » 2012 » Nëntor » 14 » Cluj-Galatasaray e trukuar?
1:12 PM
Cluj-Galatasaray e trukuar?
Një telefonatë e kapitenit të skuadrës rumune Cluj me një biznesmen turk, mik i afërt i pronarit të skuadrës rumune, vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes me Gallatasaray, ka ngritur hije dyshimi për një trukim të mundshëm të ndeshjes së Grupit H. Kapiteni portugez i kampionëve të Rumanisë, Ricardo Kadu, akuzohet se ka përfituar 320 mijë euro kesh për t’ua lënë fitoren turqve, të cilët fituan në Rumani 3-1 një javë më parë. Këto akuza janë ngritur nga televizionet rumune dhe mediat lokale. Sipas tyre, një person me shumë influencë në Turqi, i njohur me emrin Salem, është bashkëpunëtor i bosit të klubit të Cluj, Arpad Paszkani. Reagimi i mbrojtësit 30-vjeçar ka qenë i menjëhershëm. "Do t’u drejtohem avokatëve të mi për të vendosur drejtësi ndaj këtyre shpifjeve. Ato nuk janë asgjë tjetër veçse një manipulim i ndonjë personi të çmendur. Kur e dëgjova për herë të parë, nuk u surprizova, sepse këto gjëra janë normale në Rumani. Ndoshta pasi t’i hedh në gjyq do t’i përfitoj me të vërtetë 320 mijë eurot për të cilat përflitem", deklaroi veterani i skuadrës rumune, i cili shpjegoi edhe një herë tjetër se arsyet e humbjes me skuadrën e Fatih Terim ishin vetëm sportive. 

kuzat i ka hedhur poshtë edhe presidenti i klubit, Julius Muresan. "Po flasim për një person që kërkon të hedhë baltë mbi klubin tonë. Ne i ftojmë autoritetet të nisin hetimet, Kadu është një simbol i Kluzhit dhe nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë", tha për televizionin "Sport.ro" presidenti Muresan.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus