Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Çmendet Platini në Ukrainë: Këta janë banditë dhe hajdutë
2:39 PM
Çmendet Platini në Ukrainë: Këta janë banditë dhe hajdutë
Gjatë vizitës së tij vetëm dy muaj para fillimit të kampionatit Evropian të futbollit, Michel Platini ka sharë pronarët e hoteleve duke i quajtur ata hajdut dhe banditë të cilët mund të lënë kampionatin pa tifoz.Presidenti i UEFA-s Michel Platini është shprehur shumë i zhgënjyer nga Ukraina. Gjatë vizitës së tij, vetëm dy muaj para fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2012, Michel Platini ka sharë pronarët e hoteleve duke i quajtur ata hajdut dhe banditë, të cilët mund të lënë kampionatin pa tifoz. "Jam shumë i revoltuar që disa pronar hotelesh brenda natës i kanë rritur aq shumë cmimet sa mund të mos vinë as tifozët. Nga 40 euro çmimet janë ngritur brenda natës në 100 dhe deri në 500 euro. Si mundet që ata brenda natës të bëjnë këto ritje. Duan të përfitojnë nga ngjarja e madhe e sportit. Gjithashtu kam dëgjuar se pronarët e hoteleve kanë prishur edhe marrëveshjet para kohe që ti rritin çmimet. Ata janë për mua banda dhe hajdut”, deklaroi Platini në Lvov, njërin nga qytetet ku do të zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit. Zëvendëskryeministri i Ukrainës, përgjegjës për Euro 2012, Boris Kolesnikov i cili po shoqëronte Platininë, tha se qeveria do të marrë masa brenda 30 ditësh që ta zhgjith problemet që ka ngritur Michel Platini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus