Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Conte: “Realizimi i endrres eshte shume prane”
10:43 AM
Conte: “Realizimi i endrres eshte shume prane”
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte e mban te karikuar skuadren e tij ne prag te ndeshjes me Cesena. "Kemi 3 pike me shume se Milan dhe jemi te favorizuar. Duam te kurorezojme kete enderr. Te gjithe kane filluar te festojne por ne si skuader duhet te qendrojme me kembe ne toke. Duhet te fitojme cdo takim dhe kjo gje nuk duhet te ndryshoje”, shprehet Conte.Trajneri eshte i qete dhe beson se skuadra e tij nuk do ta ‘tradhtoje’ ne keto momente. "Te gjithe lojtaret kane treguar se kane personalitet dhe do te japin maksimumin per te realizuar endrren tone. Do te qendrojme me kembe ne toke. Me kane mesuar se perpara se te filloje festa duhet te fitojme. Kush fiton shkruan historine dhe kjo na jep force. Kush arrin i dyti nuk mbahet mend”. Conte i referohet titujve te gazetave te ndryshme te cilat shkruajne se festa ka filluar ne kampin e Juventus."Kemi zhvilluar nje sezon fantastik dhe kemi arritur rezultate mbi parashikimet e bera. E filluam kete sezon me nje objektiv i cili ishte rikthimi ne Champions League, por gjate zhvillimit te sezonit e ndryshova objektivin sepse pashe qe kisha nje skuader shume te forte. Merita e trajnerit? Nese skuadra nuk e ndjek atehere nje trajner nuk eshte asgje”, shprehet Conte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus