Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Conte: S’pranoj mesime, Ranieri flet per ndikimet
11:11 AM
Conte: S’pranoj mesime, Ranieri flet per ndikimet
Tekniku bardhezi ne prag te sfides me Catania: "Do ndjek mesime miresjelljeje, por jo nga ata qe me kane kritikuar. Trajneri Inter thote 'uroj qe kush ngre zerin te mos ndikoje tek disenjatoret dhe gjyqtaret'. Po atehere ndikimet jane apo jo? Golat do vijne, do te zhbllokohemi si Milito”
Antonio Conte nuk lejon asnje milimeter. Kur loja behet e veshtire futet ne fushe ai. Pa e ngritur zerin, pa u trazuar shume. Perserit mendimin e tij, dhe i pergjigjet goditjes se polemikave te diteve te fundit, deklaratave te Ranieri, Montella, Lo Monaco dhe Donadoni. Godet pameshirshem me saktesine e nje snajperi, dhe me qete-sine e dukshme e atij qe eshte i bindur se ka te drejte.
Miresjellje — "Une nuk ankohem. Theksoj qe atmosfera nuk eshte shume e siguruar. Them te tilla gjera pasi pas 7-8 heresh me kane goditur tek kembet dhe une kam dhene mesime miresjelljeje. Kunder Inter Marchisio eshte shembur ne zone. Por asnje penallti. Me ka pelqyer Braschi qe ka pranuar penalltine ne favorin tone kunder Parma. Ne "Tardini” para se te falas per penallti te pathena jam nevrikosur me lojtaret e mi. Si mund te mos fitosh nje ndeshje qe e dominon? Persa i perket episodeve ne minuten e dhjete pestone ka thene mjaft. Nese jam pak elegant do te shkoj te bej mesime miresjelljeje. Por nuk pranoj mesime nga ata qe e kritikojne. Jam perballuar gjithmone ne cdo situate ne menyre te qete, ndoshta kam thene gjera qe kane destabilizuar ambientin".
I kthehet derguesit — "Ranieri ka thene qe nuk do ndikime nga ana e gjyqtareve dhe disenjatoreve, pas fjaleve te mia. Por ka apo jo ndikime? Jane per te gjithe apo per asnje? Eshte nje fraze e cuditshme, me le medyshje. Le nje dere te hapur. Do te thote qe ekziston mundesia qe mund te ndikosh ambientin. Une nuk kerkoj favore, dua loje te paster. Nuk dua te nxis turmat. Jam i njejti me disa vite me pare, ne fushe kam qene i paepur por i ndershem. Nese kas nje penallti ne minuten 90 per Catania eshte e drejte qe te jepet, ashtu si per ne. Tifozi juventin ka pesuar pak si shume gjate viteve te fundit".
Falje per Sebastian – "Jam i qete, pas Parmas kam thene gjerat qe ndieja. Pa zemerim, dhe as nuk kam kontestuar episodet specifike. Kam folur per nje tip ajri qe thithej. Kerkoj falje sepse kam folur per nje lojtar qe nuk eshte i imi, Giovincon. Ne theksin e sfides ka shprehur gjykime per episodin qe kishte te bente me Giovincon, dhe nuk eshte e drejte. I kerkoj falje, ndoshta kam bere gabim sepse e njoh dhe i kam lejuar vetes te them ndonje fjale me shume".
Golat do vijne — "Duhet te shenojme me shume gola. Por te dhenat jane inkurajuese: jemi skuadra qe gjuan me shume porten bashke me Milan, qe posedon topin ne gjysmefushen kundershtare. Struktura funksionon, eshte nje moment i tille. Del perpara shtylla, portieri, pak gabojme ne. Na ndodh pak a shume ajo qe i kishte ndodhur Militos: nuk gjente golin, tani eshte kthyer ai i zakonshmi. Kam besim tek lojtaret e mi. Nuk cohesh ne mengjes dhe fiton, ka nje rruge qe duhet te pershkosh. E kemi nisur ecjen, duhet te arrijme te ruajme konkurrencen".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus