Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » CR7, debat me trajnerin Bento
12:34 PM
CR7, debat me trajnerin Bento
Kristiano Ronaldo dhe trajneri Paulo Bento kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe shkak për këtë është bërë sjellja e yllit të Real Madrid. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme, ka patur një debat mjaft të ashpër në dhomat e zhveshjeve të skuadrës pas humbjes me Gjermaninë dhe më i humbur ka dalë pikërisht futbollisti që ka humbur besimin e shokëve.Pas përfundimit të takimit të humbur 1-0 përballë gjermanëve, e gjithë skuadra ka shkuar poshtë tribunës për të përshëndetur rreth 3000 tifozët portugezë të pranishëm. Të gjithë, me përjashtim të Kristiano Ronaldos, i cili ka preferuar të shkojë direkt në dhomat e zhveshjeve për të shprehur mërzinë e tij. Pavarësisht thirrjeve të Bentos dhe kërkesës ndaj kapitenit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit, lojtari ka vazhduar i vetëm rrugën drejt dhomave të zhveshjes duke injoruar tifozët.Sipas asaj që është mësuar nga mediat portugeze, Bento ka patur një debat të ashpër me pas me CR7 rreth kësaj ngjarje, ndërsa i vetmi që i ka dalë në mbrojtje ishte shoku i tij i skuadrës te Reali, Pepe. Pjesa tjetër e ka injoruar plotësisht duke u bërë palë me Bento.Arsyeja e këtij injorimi është se pavarësisht shiritit të kapitenit që mban në krah dhe famës ndërkombëtare, Kristano Ronaldo nuk shihet si një lider te Portugalia. Ai që mendohet se udhëheq skuadrën është mesfushori i Mançester Junajtid, Nani, i cili ka mbledhur rreth tij të gjithë futbollistët që janë mërzitur me tekat e Kristiano Ronaldos. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus