Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » CR7: Fal gjithçka për Kupën e Botës
4:43 PM
CR7: Fal gjithçka për Kupën e Botës
Cristiano Ronaldo ka komentuar mbi shanset e tij për të fituar "Topin e Artë" dhe faktin që Lionel Messi ia ka dalë mbanë në tri vitet e fundit radhazi. "Nuk më shqetëson ai çmim. Një karrierë të suksesshme e vulosin troftë kolektivë, ata që arrihen me skuadrën dhe jo trofetë individualë. Nëse unë nuk e fitoj Topin e Artë, nuk do të tronditesha. Jeta vazhdon për të gjithë dhe unë do kem sërish kohë dhe mundësi për të treguar se e meritoj. Nuk është fundi i botës po nuk e fitova këtë vit. Mjafton që t’i jepet atij që e meriton më shumë", u shpreh Ronaldo. 
Ndërkohë, ai shprehu ambicien për t’u shpallur kampion bote: "Dëshira ime më e madhe është që në Botërorin e vitit 2014 të shpallem kampion bote me Portugalinë. Do ishte kulmi i karrierës sime si futbollist. Fal çdo trofe individual për atë kupë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus