Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » CR7 i qon portugezët në gjysmëfinale
10:57 PM
CR7 i qon portugezët në gjysmëfinale
Portugalia është kombëtarja e parë që e ka nxjerrë nga një biletë për gjysmëfinale të ‘Euro 2012’. Portugezët me mjaftë mund e mposhtën dhe e eliminuan Çekinë, falë një goli që e shënoi Cristiano Ronaldo, pas disa tentativave. Sfidues i radhës i Portugalisë do të jetë fituesi i çiftit Spanja – Franca. 
Portugalia është kombëtarja e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Poloni e Ukrainë. Këtë sukses portugezët e kanë arritur të enjten mbrëma, pasi në çerekfinale e mposhtën dhe e eliminuan Çekinë. Hero i skuadrës së Paulo Bentos sërish ishte Cristiano Ronaldo, i cili, pas shumë përpjekjeve, ia doli ta shënoj golin e vetëm dhe të triumfit për shtetin e tij përballë mbrojtës së çeliktë të çekëve.

Gjatë pjesës së parë, portugezët ishin ata që dominuan në fushën e blertë, duke bërë përpjekje për të kaluar në epërsi. Madje, ata tentuan tri-katër herë të shënojnë, por rastin më të mirë e humbi Ronaldo, i cili në sekondat e fundit të kësaj pjesë-loje e qëlloi shtyllën.

Edhe pjesën e dytë Portugalia e nisi duke sulmuar. Në minutën e 49-të ylli portugez Ronaldo e qëlloi edhe një herë shtyllën, kur nga gjuajtja e lirë tentoi të shënoj.

Portugezët nuk u dorëzuan së kërkuari golin përballë çekëve që në një farë mënyre e kishin blinduar portën e tyre. Por, këtë barrikadë e shpartalloi Cristiano Ronaldo në minutën e 79-të, kur me kokë shënoi gol për 1:0 – falë një topi të mirë që e morri nga Joao Moutinho. Ky ishte goli i tretë që ylli i Real Madridit e shënon në ‘Euro 2012’ dhe është më meritori në kualifikimin e Portugalisë në gjysmëfinale.

Edhe pse kaloi në avantazh, portugezët vazhduan presionin mbi çekët, të cilëve nuk u dhanë hapësirë për t’i rrezikuar dhe kështu çekët u deshtë të pajtohen me eliminim nga ‘Euro 2012’.

Kurse, Portugalia në gjysmëfinale do ta pret fituesin e çiftit tjetër çerekfinale, Spanja – Franca.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus