Kyresore » 2012 » Maj » 26 » CR7: Sezonin tjetër fitojmë gjithçka
3:04 PM
CR7: Sezonin tjetër fitojmë gjithçka
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është tejet ambicioz për edicionin e ri 2012/2013. Futbollisti luzitan beson se madrilenët mund të arrijnë deri te suksesi në të gjitha garat që do të marrin pjesë. "Ne kemi një skuadër të shkëlqyer. Baza jonë është e njëjtë, kurse do të kemi edhe disa lojtarë të rinj si kualitete shtesë2, ka thënë Ronaldo duke u treguar mjaft ambicioz për sezonin e ri me kampionët e La Ligës."Kemi gjithçka që është e nevojshme për të bërë një edicion fantastik. Besoj se është e mundshme të fitojmë të gjitha trofetë". Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për Kampionatin Evropian në Poloni e Ukrainë ky synon të bëjë paraqitje sa më të mira me Portugalinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus