Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Cristiano Ronaldo: Nisi era e Realit
2:06 PM
Cristiano Ronaldo: Nisi era e Realit
Portugezi simbol i Realit të Mourinhos, është i mendimit se tashmë që Los Blancos e zbuluan formulën e suksesit, do të dominojnë edhe për shumë vite në vazhdim.Në përfundim të një sezoni të gjatë dhe stresues, Cristiano Ronaldo nuk njeh pushime, duke sfiduar në distancë rivalët e përjetshëm.Portugezi simbol i Realit të Mourinhos, është i mendimit se tashmë që Los Blancos e zbuluan formulën e suksesit, do të dominojnë edhe për shumë vite në vazhdim.
"Cikli ndryshoi. Mundëm Barcelonën në shtëpi dhe e mbyllëm kampionatin me 9 pikë avantazh. Treguam se jemi skuadra më e mirë”, thekson sulmuesi. Në vijim, ai nuk ngurron të thurë elozhe edhe për teknikun katalanas, Pep Guardiola. "Ka bërë një punë fantastike duke fituar shumë trofe. Ndërtoi një ekip të madh dhe unë i uroj çdo të mirë”, shton Ronaldo.

Në vijim të intervistës, portugezi u tregua disi më diplomatik në deklaratat për Topin e Artë, duke theksuar se nuk është ai që e vendos fituesin, por shtoi se është në avantazh ndaj Messit, duke pasur parasysh edhe titullin e fituar në Spanjë.

"Duhet të presim dhe të shohim. Tani jam i fokusuar në Euro 2012 ku dua të luaj mirë. Kjo është një tjetër trampolinë që mund të më afrojë me Topin e Artë. Në aspektin individual sezoni meriton notën 10 por në aspektin kolektiv notën 9 sepse dështuam në Champions League”, përfundon bomberi portugez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus