Kyresore » 2012 » Mars » 15 » CSKA ngrin në Madrid
11:45 PM
CSKA ngrin në Madrid
Tutje në çerekfinale. Real Madridi nuk është befasuar në shtëpi. Mbretërit sigurt kanë fituar ndaj CSKA Moskës me rezultatin 3-0 duke treguar që në pjesën e parë se janë të interesuar vetëm për fitore. Që në minutën e 26' Reali kaloi në epërsi kur brenda zonës së rreptësisë Higuain pranoi një top të mirë nga Kaka për të shënuar për 1-0.Në pjesën e dytë, Reali e pati iniciativën në fushë kur nga një goditje jashtë zonës së rreptësisë, Ronaldo shënoi për 2-0 në min. 55' por pasi portieri nuk arriti ta ndal topin. Për golin e tretë u përkujdes në minutën e 70' sulmuesi Benzema. Golin e nderit për rusët e shënoi Tosic në minutën e 77'.Ndeshja e parë në Rusi përfundoi me rezultatin 1-1. Pos Realit, Barcelona është skuadra e dytë spanjolle që është kualifikuar tutje. Shorti i skuadrave që kanë siguruar vizën hidhet të premten në mesditë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus