Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Darkë dhe “incidente” për Reali (+FOTO)
4:28 PM
Darkë dhe “incidente” për Reali (+FOTO)
Një darkë miqësore e organizuar nga vetë futbollistët e Real Madrid në një restorant, ka përfunduar mes të qeshurave për shkak të incidenteve që u kanë ndodhur disa prej lojtarëve me makinat e tyre në momentin kur po largoheshin.Në foton e publikuar në rrjetet sociale nga Serxho Ramos, fillimisht tregohet grupi i lojtarëve duke darkuar së bashku, ndërsa dallohen mes të tjerëve vetë Ramos, Esien, Modriç, Khedira, Ozil, Pepe, Varane apo Naço, të ulur në tavolinat e restorantit "Asador Donostiarra”.Por në momentin e largimit nga ky restorant, kanë ndodhur dy incidente automobilistike që kanë shkaktuar humor mes lojtarëve. Fillimisht, të gjithë u tallën me Ozil, Ferrari i të cilit nuk ndizej dhe ai u detyrua të kthehej në shtëpi në makinën e Varane, bashkë me Modriç.Më pas, e kishte radhën i riu Naço, i cili pa dashje, me automjetin e tij Audi Q7, përplasi veturën Porsche të Serxho Ramos, i cili në ato momente po vazhdonte të tallej me mikun tij Ozil. Si rrjedhojë, ishte radha e lojtarëve të tjerë të Realit të talleshin me mbrojtësin, i cili i pranoi me sportivitet thumbimet dhe u largua pa kritikuar lojtarin e akademisë së Realit që sapo i kishte përplasur veturën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus