Kyresore » 2012 » Maj » 21 » David Silva, objektiv i Real Madrid
2:34 PM
David Silva, objektiv i Real Madrid
Jose Mourinho kërkon më shumë cilësi në mesin e fushës së Real Madrid dhe po kërkon në merkaton e verës një lojtar me teknikë të lartë. 
Sipas ‘AS’, tekniku portugez po mendon që në sezonin e ardhshëm të ketë shërbimet e një futbollisti me aftësi organizuese si David Silva. Spanjolli i Manchester City ka shpërthyer këtë sezon në kampionatin anglez dhe është objektivi i madh i kampionëve të Spanjës.Edhe në vitin 2010 futbollisti i kombëtares spajnolle ka qenë shumë pranë nënshkrimit me ekipin meringues. Marrëveshja me Valencia ishte mbyllur, por ardhja e Mourinho prishi gjithçka. Në atë kohë portugezi vendosi blerjen e Khedira, Di Maria, Carvalho dhe Ozil.

26-vjeçari do të shtonte presionin tek organizatori gjerman Mesut Ozil dhe do të zinte vendin e lënë bosh nga Kaka’, i cili sipas mediave spanjolle është shumë pranë transferimit tek PSG.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus