Kyresore » 2012 » Maj » 28 » De Biasi: Po përmirësohemi çdo ditë
2:56 PM
De Biasi: Po përmirësohemi çdo ditë
Me Iranin ka ardhur fitorja e dytë e trajnerit Giani De Biasi në krye të kombëtares shqiptare. Dy fitore në dy ndeshje."Duhet të përshtatemi me këtë realitet, por duhet të vazhdojmë të përmirësojmë gjërat që mund të përmirësojmë. Kemi bërë një ndeshje të mirë, fillimisht në pjesën e parë ishim paksa të ndrojtur, por në të dytën morën kontrollin e lojës, luajtëm si duhet në mesfushë, shënuam atë gol dhe ruajtëm deri në fund rezultatin, duke e mbyllur me sukses edhe këtë ndeshje”, tha tekniku i kuqezinjve.Përveç fitores së dyta radhazi, tekniku italian dhe kombëtarja duket se ka fituar dhe ndonjë element të rëndësishëm për të ardhmen. Nëse me Katarin ishte Mërgim Mavraj që debutoi, dje e kishin radhën portieri Etrit Berisha dhe mesfushori Mërgim Brahimi, që luajti disa minuta në fund.

"Unë do t’u jap mundësinë të gjithë lojtarëve që janë të rëndësishëm dhe që janë pjesë e planeve të mia për Eliminatoret e Kampionatit Botëror "Brazil 2014”. Të gjithë do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Dyert e kombëtares do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për skuadrën dhe për këtë fanellë”, deklaroi italiani.

"Tashmë kemi një mbrojtje që më pëlqen shumë dhe që do të përmirësohet me kohën, një mesfushë që po zhvillon një volum të madh loje, por që duhet të rritet akoma më shumë dhe një sulm që ka lojtarë cilësorë si Bogdani, Çani, Sadiku, por edhe një mbështetje nga Bakaj apo Hyka. Pra, diçka ka ndryshuar për mirë”, theksoi pasardhësi i Kuzhesë.

Bogdani doli në nxehje nga De Biasi, duke qëndruar gjatë gjithë 45 minutëshit të dytë, por nuk është futur fare në fushën e lojës. Por jo vetëm kaq, si një profesionist i vërtetë, në momentin e shënimit të golit nga Emiliano Vila, ka qenë i pari që ka vrapuar në drejtim të trajnerit për ta përqafuar.

De Biasi "Bogdani e di shumë mirë se duhet vënë më parë interesi i skuadrës sesa ai personal dhe mua më pëlqejnë shumë lojtarë të tillë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus