Kyresore » 2012 » Maj » 2 » De Biazi i zhgënjyer nga talentet që s’iu bashkuan Shqipërisë
1:24 PM
De Biazi i zhgënjyer nga talentet që s’iu bashkuan Shqipërisë
Seleksionuesi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka shprehur keqardhjen që shumë futbollistë shqiptarë kanë zgjedhur të luajnë për përfaqësuese tjera evropiane para asaj të Shqipërisë. Italiani në një intervistë për "padovagoal.it", të martën, ka thënë se Shqipëria do ta kishte shumë më të lehtë sikur të arrinte të bindte gjithë shqiptarët të përfaqësonin flamurin kuqezi."Të drejtosh një kombëtare është më e vështirë ose më mirë, shumë më ndryshe në krahasim me një klub. Duhet një punë e madhe dhe dedikim si një skaut, sidomos për një skuadër si Shqipëria, ku të gjithë futbollistët janë të shpërndarë nëpër Evropë. Pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë ndodhet nëpër Evropë dhe kjo sigurisht që nuk na ndihmon në punën tonë. Mendoj për futbollistë si Xherdan Shaqiri apo Blerim Xhemajli, që tashmë luajnë me kombëtare të tjera, sepse janë natyralizuar. Por, ata janë shqiptarë", ka thënë De Biasi. Megjithëkëtë, italiani ka nisur të hulumtojë shqiptarë tjerë nëpër Evropë që deri më tash nuk kanë luajtur për përfaqësuese të vendeve ku jetojnë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit, të martën, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me Federatën e Katarit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore. Kjo sfidë, sipas FSHF-së, do të luhet më 22 maj në Madrid. Katari po investon shumë në futboll, pasi më 2022 do të organizojë Botërorin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus