Kyresore » 2012 » Janar » 29 » De Biazi në kërkim të lojtarëve të rinj
1:40 PM
De Biazi në kërkim të lojtarëve të rinj
Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka nisur punën e tij për gjetjen e lojtarëve të rinj të cilët luajnë jashtë Shqipërisë të cilët pritet të afrohen për të luajtur në skuadrën kombëtare. Ndalesa e parë e De Biazi-t ka qenë stadiumi �Lido� të Lokarnos në Zvicër ku skuadra vendase luajti ndaj Zyrihut, në një miqësore. Qëllimi i italianit ishte të vëzhgonte sulmuesin e Lokarnos, Armando Sadiku, njërin prej shënuesve më të mirë në Zvicër këtë sezon, edhe pse në kategorinë e dyt ndërsa ka ndjekur edhe mbrojtësin Klodian Semina. Shqipëria luan miqësoren e parë me De Biazin më 29 shkurt ndaj Gjeorgjisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus