Kyresore » 2012 » Prill » 17 » Del Boske: Dua një finale Real Barça
3:26 PM
Del Boske: Dua një finale Real Barça
Përzgjedhësi i Spanjës, Visente Del Boske ka shprehur dëshirën e tij që në finale të Ligës së Kampionëve në këtë edicion të përplasen dy gjigantët spanjollë, Real Madrid – Barcelona.Shumëkush mendon se përballja e Realit dhe Barcelonës, këtë të shtunë në kampionatin spanjoll mund të sjellë përçarje edhe në kombëtaren spanjolle në Euro 2012. Por, Del Boske mendon se rivaliteti i madh mes këtyre dy skuadrave nuk do ta dëmtojë frymën e grupit brenda kombëtares, sido që të shkojë loja, në favor të madrilenëve apo katalonasve. "Çfarëdo që të ndodhë në ‘El Clasico’-n e 21 prillit, jam i sigurt se ajo nuk do të ndikojë absolutisht në grupin e kombëtares. Dëshira jonë është që edhe në finalen e Ligës së Kampioneve të shohim ndeshjen Real Madrid-Barcelona. Duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë moment të futbollit spanjoll, pasi 5 nga 8 skuadrat gjysmëfinaliste të aktiviteteve evropiane vijnë nga kampionati ynë. Jam i sigurt se këto ndeshje, ashtu si edhe ajo e të shtunës, nuk kanë për të ndryshuar në asnjë mënyrë klimën e mirë miqësore që ekziston mes lojtarëve në kombëtare”, ka thënë Del Boske.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus