Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Del Boske: “El Clasico” nuk e dëmton Spanjën
3:26 PM
Del Boske: “El Clasico” nuk e dëmton Spanjën
Visente Del Boske, trajneri i përfaqësueses së Spanjës, nuk mendon se "El Clasico” i ardhshëm do të dëmtojë frymën e grupit brenda kombëtares, sido që të shkojë ndeshja në favor të madrilenëve apo katalanasve.Vetë futbollistët e dy skuadrave bënë të ditur se vitin e kaluar kishin lindur shumë polemika me njëri-tjetrin për shkak të ndeshjeve radhazi që luajtën në fund të kampionatit. Por Del Boske mendon të kundërtën dhe thotë se dëshiron të shohë "El Clasico” edhe në finalen e Ligës së Kampioneve."Çfarëdo që të ndodhë në këtë ndeshje, jam i sigurt se ajo nuk do të ndikojë absolutisht në grupin e kombëtares. Dëshira jonë është që edhe në finalen e Ligës së Kampioneve të shohim ndeshjen Real Madrid-Barcelona”."Duhet të shfrytëzojmë në maksimum këtë moment të futbollit spanjoll, pasi 5 nga 8 skuadrat gjysmëfinaliste të aktiviteteve evropiane vijnë nga kampionati ynë. Jam i sigurt se këto ndeshje, ashtu si edhe ajo e të shtunës, nuk kanë për të ndryshuar në asnjë mënyrë klimën e mirë miqësore që ekziston në përfaqësuese”, tha ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus