Kyresore » 2012 » Nëntor » 23 » Del Bosque: Atletico mund të fitojë derbin e Madridit
11:05 AM
Del Bosque: Atletico mund të fitojë derbin e Madridit
Trajneri i kombëtares spanjolle Vicente del Bosque beson se Atletico e Madrdit ka shance reale për të dalë fitues në derbin e 1 Dhjetorit me Realin. 66-vjeçari thurri elozhe për ekipin e Diego Simeones duke shtuar se këtë sezon "Los Colchoneros" po tregojnë një formë shumë të mirë dhe se në "Santiago Bernabeu" mund të triumfojnë.2E shoh Atleticon si një skuadër shumë serioze dhe me shumë mundësi për të fituar ndaj Realit. Ata po luajnë si një ekip i vërtetë. Duhen përgëzuar për atë çfarë kanë arritur deri tani dhe jo vetëm për titujt që kanë fituar këto kohë por edhe për vendin që kanë në La Liga", u shpreh Del Bosque.

Del Bosque bëri një koment dhe për ndeshjen e Real Madrid kundër Manchster City në Champions League.

"Nuk jam i zhgënjyer me vendin e dytë në grup të Realit pasi në përgjithësi ata kanë luajtur mirë. Kundër Manchester City zhvilluan një pjesë të parë shumë të bukur, por në futboll ndodhin të papritura. Madrilenët bënë të pamundurën për të fituar takimin", tha numri një i pankinës spanjolle.

Përsa i përket ecurisë të klubeve spanjolle në Champios League, tekniku spanjoll shfaqet i kënaqur me rolin e tyre në këtë kompeticion.

"Jam i lumtur që Barcelona, Reali, Malaga dhe Valencia kaluan në fazën tjetër në Champions. Kjo tregon për nivelin e klubeve tona. Jemi vendi që në kompeticionet europiane, skuadrat tona paraqiten më mirë", vijoi Del Bosque.

Në përfundim Del Bosque uroi trajnerin Rafael Benitez për aventurën e re tek Chelsea.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus