Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Del Bosque: Iniesta meriton Topin e Artë
2:53 PM
Del Bosque: Iniesta meriton Topin e Artë
"Të gjitha cmimet janë të mirë, duhet ti marrim me optimizëm dhe krenari pasi kjo është rruga më e mirë. Do të më pëlqente që fituesi i Topit të Artë të jetë Andres Iniesta pasi përfaqëson futbollin spanjoll dhe në ditët e fundit kam mbështetur idenë se loja jonë duhet të shpërblehet”.Trajneri i përfaqësueses spanjolle Vincente del Bosque është shfaqur shumë entuziast për mundësinë e marrjes së cmimit "Trajneri më i Mirë” që jepet nga Fifa ku në garë me të janë edhe trajneri i Realit Jose Mourinho dhe ishi Barcelonës, Pep Guardiola. Numri një i pankinës së Spanjës ka folur pikërisht për këtë cmim por edhe për Topin e Artë ku ka zbuluar preferencën e tij.

"Të gjitha cmimet janë të mirë, duhet ti marrim me optimizëm dhe krenari pasi kjo është rruga më e mirë. Do të më pëlqente që fituesi i Topit të Artë të jetë Andres Iniesta pasi përfaqëson futbollin spanjoll dhe në ditët e fundit kam mbështetur idenë se loja jonë duhet të shpërblehet”.

Më pas ish trajneri i Realit të Madridit e zhvendosi diskutimin tek dy sulmes të tij Fernando Llorente dhe David Villa që nuk po kalojnë momente shumë të mira me klubet respektive Athletic Bilbao dhe Barcelona.

"Janë dy situata të ndryshme, e para ka të bëjë me diska që është jashtë futbollit të luajtur që është cështja Llorente që ka deklaruar se dëshiron të largohet nga klubi dhe kjo nuk është pritur mirë nga Athletic. Shpresojmë që të zgjidhet. Rasti tjetër ai i Villës është më pak problematic. Është një trajner që ka në dispozicion shumë futbollistë dhe nga tani deri në fund të sezonit jam i sigurtë se David do të vazhdojë të luajë pasi trajneri mundohet të hedhë në fushë më të mirët”.

Në fund Vincente del Bosque pranoi se ka edhe shumë sulmues të tjerë në mënd nëse do ti duhet të zëvendësoj Villan dhe Llorenten.

"Në këto momente kemi shumë sulmues të tjerë në dispozicion duke filluar nga Negredo, Soldado, Aduriz, Michu pa harruar Torres që janë të gjithë të vlefshëm për të ardhmen. Kërkojmë që përzgjedhjet tona të jenë ato të duhurat dhe jo vetëm në bazë të golave të shënuar. Për mendimin tim Michu është një sulmues me vlera të mëdha që po luan në një skuadër që nuk është elitare, nuk është sulmues rrace megjithatë po shënon shumë gola ashtu sic ka bërë edhe më parë me Rayo”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus