Kyresore » 2012 » Gusht » 6 » Dëmtohet Gomez, nevojitet operacion
12:43 PM
Dëmtohet Gomez, nevojitet operacion
Mario Gomez, sulmuesi i Bajern Mynih dhe përfaqësueses gjermane të futbollit, do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në kavilje duke munguar me siguri në pjesën e parë të sezonit të ri.Futbollisti u dëmtua në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së turneut të Ligës kundër Verder Bremen të shtunën, por vetëm gjatë të dielës u mësua shkalla e dëmtimit dhe se lojtari kishte nevojë të bënte ndërhyrje kirurgjikale."Gomez nuk është mirë dhe ka nevojë për operacion. Vetëm pas tij mund të themi me siguri se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës”, deklaroi drejtori sportiv i bavarezëve, Matias Samer, i cili para ndeshjes i kishte dalë në mbrojtje lojtarit që ishte kritikuar nga drejtuesit më të lartë të klubit. Gomez është alternativa e parë në sulmin e Bajern, por fatmirësisht, ky klub ka ndërhyrë këtë vit në merkato duke afruar Pizarro dhe Manxhukiç.Dëmtimi i sulmuesit i shtohet atyre të tjerëve në radhët e bavarezëve të cilëve do t’u mungojnë në pjesën e parë të sezonit edhe futbollistë si Rafinja, Diego Kontento dhe David Alaba. Të gjithë këto lojtarë kanë përgjysmuar alternativat që ka në dispozicion trajneri Heinkes, duke vështirësuar punën e bavarezëve të cilët synojnë të rikthehen kampionë në Gjermani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus