Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » Deportivo La Coruna mbetet i pamposhtur
11:14 PM
Deportivo La Coruna mbetet i pamposhtur
Deportivo La Korunja vazhdon të qëndrojë i pathyer dhe në javën e 3-të të Primera Division vetëm se këtë herë siglon barazimin e dytë radhazi përballë një Getafe që konfirmohet në formë pas suksesit të bujshëm 2-1 të një jave më parë me Realin e Madridit. Në Riazor, galicianët luajnë më mirë sesa miqtë, madje dhe fillimin e kanë të mbarë teksa kalojnë përpara që në minutën e 6-të kur Riki ngre peshë tifozët vendas. Ndeshja duket se merr drejtimin e duhur për Deportivon deri kur Getafen prish festën e La Korunjas në minutën e 26-të falë golit të Barradas. Deportivo provon të shkojë në avantazh në dhomat e zhveshjes por pa arritur dot të shënojë.Pjesa e dytë nuk ndryshon kahun e forcës me Deportivon që është më kërkues edhe pse Getafe nuk rri të vështrojë por përkundrazi përpiqet dhe ajo të krijojë shanset e saj. Gjithsesi deri në fund nuk do të ndryshojë asgjë, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, e getafen që konfirmohet si macja e zezë e vendasve, teksa për të katërtin vit radhazi del nga Riazor me një pikë, aq sa fitorja e fundit e la korunjasve në këtë impiant I përket vitit 2007. në sfidat e tjera të primeras, Malaga I përgjigjet me një tjetër fitore krizës financiare teksa fiton në transfertën e Zaragozës me një gol të Camachos në minutën e 57-të.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus