Kyresore » 2012 » Maj » 10 » Deputetët e PDK-së votuan gabimisht, duan rivotim për bisedimet
8:39 PM
Deputetët e PDK-së votuan gabimisht, duan rivotim për bisedimet
Me kërkesën e opozitës, të enjten në Kuvendin e Kosovës u votua mocionit ndaj zëvendëskryeministres Edita Tahiri. Pika e 1 e këtij mocioni kërkon që Qeveria të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.Kjo ishte njëra nga kërkesat më këmbëngulëse e opozitarëve të cilët kishin kërkuar mocion nga kryenegociatorja Edita Tahiri.
Në ndërkohë deputetë e PDK-së nuk e kanë kuptuar për çfarë kishin votuar dhe po kërkojnë nga sekretaria e Kuvendi që ta rikthejë mocionin në votim ose për këtë të votohet të premten, raporton Koha.netSipas Rregullores së Kuvendit, rregulli 25, thuhet se Mocioni për Interpelancë për të njëjtën çështje nuk mund të votohet pa kaluar gjashtë muaj, d.m.th., lejohet të bëhet mocion i tillë vetëm dy herë në vit. Përkundër kësaj, PDK po kërkon ta riktheje mocionin në rivotim qysh të premten
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus