Kyresore » 2012 » Maj » 16 » Dervishaj, trajner volejbolli në Ligën e Parë të Zvicrës
4:17 PM
Dervishaj, trajner volejbolli në Ligën e Parë të Zvicrës
Klubi i volejbollit TV Schönenwerd nga Schönenwerd afër Oltenit ka zgjidhur problemin e trajnerit për skuadrën e tij NLA (Liga e Parë Nacionale). Pasi që ekipin e ka lënë trajneri i deritashëm Marco Bonaria, atë do ta marrë në dorëzim trajneri shqiptar Bujar Dervishaj.
Dervishaj 46 vjeçar është një ish volejbollist dhe trajner cilësor i volejbollit. Ish lojtari i përfaqësueses së ish Jugosllavisë në volejboll, nga viti 2010 punon si shef i shkollës së talenteve të federatës së Volejbollit të Aargaut.Siç shkruan portali albingo, në sezonin e kaluar ai ka futur në playoff të ligës së parë skuadrën e meshkujve TVS, shkruan Oltner Tagblatt. Para se Bujari, në vitin 2007 të shpërngulej me familjen në Zvicër, ai kishte jetuar për një kohë të gjatë në Gjermaninë e Veriut ku dhe kishte punuar si trajner i volejbollit.

Shefi sportiv i TVS, David Bühlmann flet për një zgjidhje çfarë e kanë dëshiruar dhe thotë se së bashku me Devishajn do të angazhohen për stimulimin e talenteve të reja. "Pasi që ne në strategjinë tonë mbështetemi në radhë të parë te talentet e reja zvicerane, Dervishaj përshtatet qind për qind në profilin e kërkuar nga ne”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus