Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Di Mateo: Pep, të Çelsi nuk ka “cantera”!
10:40 AM
Di Mateo: Pep, të Çelsi nuk ka “cantera”!
Roberto Di Mateo ka vënë në dyshim nëse Pep Guardiola mund të jetë në gjendje të eksportojë kulturën e futbollit të Barcelonës drejt Çelsit nëse në një të ardhme do të provojë të marrë drejtimin e klubit londinez. Ndonëse trajneri i katalanasve ka deklaruar se do të bëjë një vit pushim, mediat evropiane kanë filluar të spekulojnë hapur për ofertën e Abramoviç në adresë të tij.Sipas gazetave angleze, Abramoviç ka patur gjithmonë si ide të ndërtojë "Barcelonën me fanella blu” dhe për këtë arsye do të bëjë maksimumin për të marrë trajnerin në drejtimin e skuadrës së tij.

Por Di Mateo nuk mendon se kjo është e mundur. "Historia na tregon se është e vështirë të riprodhosh kulturën e një klubi në një klub tjetër. Guardiola mund të jetë i pari që e bën realitet një gjë të tillë. Por nëse sheh historinë e futbollit, e kupton që nuk ka ndodhur asnjëherë kështu”, tregoi trajneri italian.

"Ai është një trajner i shkëlqyer, një person i shkëlqyer dhe është në moshë të re, me shumë vite trajnim para në karrierën e tij”, tha Di Mateo për Guardiolën që ka fituar 13 trofe që nga viti 2009.

"Pep ka patur një sukses kaq të jashtëzakonshëm dhe vendimi që ka marrë është për të mirën e tij, karrierën e tij dhe familjen e tij. Mendoj se ai është një shembull për çdo trajner të ri por kam dyshimet e mia se ajo që ai ka arritur në një periudhë kaq të shkurtër do të përsëritet nga ndokush”.

Ndonëse Di Mateo ka udhëhequr Çelsin në finalen e Ligës së Kampioneve duke kaluar pikërisht Barcelonën, mediat angleze kanë bërë të ditur se Abramoviç është i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij ka ecur para, duke hequr dorë tërësisht nga futbolli i luajtur përballë katalanasve.

"Nuk e vrasim mendjen për këtë gjë! Kemi shënuar 3 gola kundër Barcelonës dhe goli i Ramirez është më i bukuri i sfidës. Njerëzit mund të flasin sa të duan por ne kaluam pas dy ndeshjeve. Janë dy lloje të ndryshme futbolli, por ne jemi në finale”, deklaroi Di Mateo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus