Kyresore » 2012 » Mars » 13 » Di Mateo: Torres ka problem psikologjik
2:54 PM
Di Mateo: Torres ka problem psikologjik
Trajneri i përkohshëm i Çelsit, Roberto Di Mateo, ka pranuar se sulmuesi Fernando Torres ka një "problem psikologjik” të cilin duhet ta kalojë medoemos në mënyrë që të rifillojë të shënojë gola.Spanjolli nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në "Stemford Brixh” që prej transferimit rekord prej 50 milion paund nga Liverpuli në janarin e vitit të kaluar, duke shënuar vetëm 5 herë në 13 muajt që ka kaluar në radhët e bluve."Ai ka një problem psikologjik dhe vetëm Fernando mund ta kalojë këtë moment. Nëse ka nevojë për mua, unë jam i gatshëm ta ndihmojë por është e qartë që kthesa duhet të fillojë nga vetë ai”."Ai nuk duhet të mendojë se sa i ka kushtuar klubit. Ai duhet të përqendrohet vetëm te loja dhe jo te shënimi i golave, apo për të dhënë një pasim për gol, apo për të bërë një lëvizje spektakolare sa herë që prek topin. Ai nuk duhet të mendojë si të dërgojë topin në rrjetë, duhet vetëm të luajë futboll sa më thjeshtë. Pjesa tjetër do të vijë vetë”, është shprehur Di Mateo.Torres mund të ketë mundësinë të rigjejë formën e tij më të mirë në ndeshjen e të mërkurës përballë Napolit në Ligën e Kampioneve, pasi londinezët kanë nevojë të përmbysin disavantazhin 1-3 të ndeshjes së parë. "Atij thjesht i duhet të rifitojë besimin. Fernando mbetet një sulmues i madh dhe jam sigurt se nuk ka harruar si shënohen golat. Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë”, përfundoi trajneri i Çelsit. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus