Kyresore » 2012 » Maj » 10 » Di Matteo, frikë për shkarki
1:28 PM
Di Matteo, frikë për shkarki
Roberto Di Matteo duket se nuk do të jetë në pankinën e Celsit në sezonin e ardhshëm. Trajneri italian i bluve të Londrës nuk e ka fshehur frikën e shkarkimit nga posti i tij në fund të sezonit edhe në rast se skuadra e tij do të mund të fitojë Ligën e Kampioneve ne finalen e 19 majit. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike 'The Sun', që citon fjalën e një prej drejtuesve të Celsit, i cili ndër të tjerat theksoi se Di Matteo është shumë i zhgënjyer me këtë sjellje të klubit pavarësisht mrekullive, që ai bëri pas largimit të Villas-Boas.Ndërkohë Celsi vazhdon punën për të gjetur një trajner të ri. Padroni i klubit londinez, Roman Abramovic kërkoi me ngulm shërbimet e Pep Guardiolës, por ky i fundit e refuzoi 2 herë ofertën e tij duke bërë që si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Celsit të jenë Fabio Capello dhe Loran Blank.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus