Kyresore » 2012 » Prill » 17 » Di Matteo merr leksione nga Arrigo Sacchi
3:22 PM
Di Matteo merr leksione nga Arrigo Sacchi
Një ditë pas kualifikimit në finalen e "FA Cup”, kampi blu mendon vetëm për hakmarrjen ndaj Barcelonës për eliminim të dhimbshëm në 2009-n. Di Matteo pranon se këshillohet shpesh me profesorin e tij Arrigo Sacchi. "Flasim shpesh në telefon. Ai është profesori im dhe këshillohem për çështje të ndryshme që i përkasin aspektit taktik-teknik”, nënvizon 41-vjeçari, duke pohuar se do bëjë të njëjtën gjë edhe për dy ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij në Londër.Ndërsa mesfushori brazilian është rikthyer ndër lojtarët më në formë të Chelseat të Di Matteos, kurse vetëm dy muaj më parë rrezikonte seriozisht qëndrimin në "Stamford Bridge”. Ish-ylli i Benfikës tha se përballja me Barcelonën do të jetë e vështirë, por anglezët do përpiqen të ndalin Mesin: "Futbolli anglez është i vetmi që i vë në vështirësi spanjollët. Ata mund të qarkullojnë topin, por nuk e përballojnë dot ritmin tonë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet Mesi, duke mos i lënë topin”, tha Ramirez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus