Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Di Matteo nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Chelsean
3:50 PM
Di Matteo nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Chelsean
Menaxhmenti i Chelseat së shpejti do të konfirmoj marrëveshjen me Roberto Di Matteon, i cili udhëhoqi "The Blues" pas shkarkimit të Andrea Villas-Boas.Strategu italian për një kohë të shkurtër arriti të fitojë FA Cup me Chelsean dhe i solli atyre titullin aq shumë të lakmuar të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht nga kjo, pronari i klubit, Roman Abramovich mendonte për një tjetër opsion në pozicionin e trajnerit.Megjithatë, miliarderi rus ka vendosur të mos ndryshojë kombinimin fitues, pasi që mbështetje ekspertit italian i kanë dhënë i tërë ekipi. Di Matteo ka refuzuar tashmë për të nënshkruar një kontratë një vjeçare ndërsa ditën e mërkurë pritet formalizoj një bashkëpunim dy-vjeçar, kur agjenti italian arrin në Londër.Vlen të theksohet se bastoret sportive britanikë kanë raportuar se po marrin pagesa të majme nga lojtarët se Di Matteo do të mbetet trajner i ekipit londinez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus