Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » Di Matteo te Schalke 04?
1:29 PM
Di Matteo te Schalke 04?
Schalke 04 është duke negociuar me Roberto di Matteon, trajnerin që fitoi më parë gjatë vitit Champions League me Chelsea, raportoi ditën e mërkurë e përditshmja gjermane "Sportbild".
Ekipi nga Gelsenkirchen shkarkoi nga detyra trajnerin Stevens përpara disa javësh dhe aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Keller. Aktualisht, Schalke 04 është duke kërkuar një trajner dhe emri i Di Matteos duket se përmbush kriteret e dëshiruara prej drejtuesve.
Sipas gazetës, Roberto Di Matteo duket i interesuar dhe mundësia për të luajtur në fazën e ballafaqimit direkt në Champions League, është një arsye më shumë që e shtyn drejt klubit gjerman.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus