Kyresore » 2012 » Prill » 2 » Djaloshi që po shkëlqen në basketboll
8:03 PM
Djaloshi që po shkëlqen në basketboll
Shqiptarët që jetojnë në Zvicër tregojnë talent edhe për basketboll. Ndër ta dallohet Ermal Etemaj. Personazhi i javës që lamë pas është pikërisht Ermal Etemaj, i cili vjen nga Kosova (Istogu), një mbështetës i madh i klubit të basketbollit zviceran, Sav Vacallo, me babin e tij, Misinin.Një pasion i familjes që e bashkon babanë dhe djalin. Babai bën vidioregjistrimet e ndeshjeve, kurse Ermali, përveçse luan për grupmoshat e 16, mban edhe statistikat e ndeshjeve në Serinë A. Një punë për klubin Sav Vacallo, në të cilin janë të bashkangjitur shumë , siç është i qartë nga fjalët Ermali, i cili na tregon pasionin dhe angazhimin e tij në skuadër.

Ai ka treguar se pasioni për basketboll i ka lindur duke luajtur me shokët, kurse në moshën 9-vjeçare ka vendosur ta praktikojë këtë sport në ekipin zviceran Sav Vacallo. "Pasioni për basketboll më lindi duke luajtur basketboll me shokët e mi.

Në moshën 9-vjeçare kam vendosur për të praktikuar sportin e basketbollit në Sav Vacallo. Babai im kurrë nuk ka luajtur basketboll, por ai më ka ndjekur mua në këtë aventurë: ai ishte tashmë i njohur me sportin e shportës. Kur unë kam filluar të luaj, babi është bërë një tifoz i madh! E tash jam në kategorinë U16 në Sav Vacallo: një ekip i madh si i yni, ku ne kemi shumëçka të lidhur me të”, theksoi Ermali.

Ermali e vlerëson mjaft shumë skuadrën e Sav Vacallos, trajnerin Coach Pastore, stafin teknik, ekipin dhe të gjithë tifozët. "Kur kam filluar të luaj basketboll kam qenë i habitur nga ngrohtësia dhe pasioni i tifozëve verdhë e gjelbër. Ata janë pranë ekipit, jo vetëm në rast të fitores, por gjithmonë e çdo kund. Pasioni për ekipin është motori fantastik që e shtyn edhe babanë tim dhe mua ta vazhdoj punën edhe me më shumë entuziazëm dhe përkushtim. Gjithmonë! Forca Sav”, tha Ermali.(Marrë nga faqja zyrtare e klubit Sav Vacallo)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus