Kyresore » 2012 » Qershor » 7 » Djegia e flamurit shqiptar në Zvicër (+VIDEO)
0:15 AM
Djegia e flamurit shqiptar në Zvicër (+VIDEO)
Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në Zvicër përmes një deklarate të përbashkët për shtyp kanë dënuar aktin e djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen miqësore mes Spanjës dhe Serbisë (me 26 maj) në stadiumin e Saint Gallenit (shiko aktin e djegies së flamurit në videon poshtë).Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës njoftojnë se i bashkëngjiten shqetësimeve të gjithë shqiptarëve në Zvicër të cilët ndjehen të kërcënuar nga thirrjet raciste në stadiumin e Saint Gallenit.Të dy ambasadat u kanë bërë thirrje autoriteteve kompetente zvicerane, Komisionit Federal kundër Racizmit, FIFA-s dhe LICRA-s të marrin masat e duhura që veprime të tilla mos të mbeten pa u ndëshkuar.Ndërkohë, përveç reagimit me shkrim të shpërndarë sot për mediat, sipas burimeve jozyrtare të Portali Albeu.com, dy ambasadorët Mehmet Elezi i Shqipërisë dhe Naim Malaj i Kosovës kanë zhvilluar dje (e martë) një takim me një përfaqësues të lartë të Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës.Takimi është zhvilluar në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë dhe me këtë rast dy ambasadorët kanë shprehur shqetësimin e tyre me incidentin e rëndë, duke kërkuar nga institucionet e Zvicrës të merren masat konform ligjit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus