Kyresore » 2013 » Nëntor » 29 » Dorëzohet Serbia, pranon që Kosova të luajë në miqësore
10:33 AM
Dorëzohet Serbia, pranon që Kosova të luajë në miqësore
Anulimi i takimit ndërmjet Drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atyre të Serbisë nuk ka qenë i rastësishëm.Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ai i FSS-së, Tomislav Karadzic duhet të takoheshin sot në Zyrih, por në momentet e fundit takimi është anuluar.Siç raporton gazeta e përditshme serbe Politika, numri një i futbollit të serb ka pranuar që përfaqësueses A të Kosovës t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Serbia ka kërkuar nga kreu i FIFA-së, Sepp Blatter që Kosova në ndeshjet miqësore të paraqitet pa simbolet shtetërore.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së me 5 dhjetor do të mbajë një mbledhje, ku pritet të marrë edhe një vendim për Kosovën.

Deri më tani Kosova ka pasur të drejtë të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare vetëm me grupmoshat të reja dhe me ekipin e femrave. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus