Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » Dortmund kënaqet me një barazim
11:17 PM
Dortmund kënaqet me një barazim
Kampionët e dy sezoneve të fundit në Bundesligë, Borusia Dortmund, ka lënë pikë në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit në fushën e Nyremberg.Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop e pa veten në disavantazh në minutën e 31-të falë golit të Tomas Pekhart, ndërsa u desh një gol i mesfushorit polak Jakub Blashzczikovski në minutën e 40-të që ndeshja të barazohej dhe kampionet të ngjiteshin në kuotën e katër pikëve.Bajer Leverkusen ka arritur të marrë fitoren e parë të sezonit, pas suksesit 2-0 në fushën e vet përballë Fraiburg. Golat e Gonzalo Kastro dhe Filip Vollshid ndihmuan Sami Hipia dhe Sasha Levandovski të merrnin suksesin e parë që nga koha kur morën drejtimin e klubit gjatë verës. Fitorja e parë e sezonit edhe për Verder Bremen, që ka fituar një sfidë të vështirë ndaj Hamburg, skuadër që këtë sezon pretendon të luftojë për Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)

Bundesliga

Java 2 / Rezultatet

Shalke-Augsburg 3-1

33’ Papadopulos, 46’ Xhons, 72’ Huntelar / 79’ Oehrl

Bajer Leverkusen-Fraiburg 2-0

8’ Kastro, 54’ Vollshid

Verder Bremen-Hamburg 2-0

52’ (p) Hant, 67’ Petersen

Nyremberg-Borusia Dortmund 1-1

31’ Pekhart / 40’ Błashzczikovski

Hofenhaim-Eintraht Frankfurt 0-4

39’ (ag) Komper, 43’ Shvegler, 83’ (p) Maier, 90’ Lanig

F. Dyseldorf- Mynshengladbah 0-0
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus