Kyresore » 2012 » Maj » 13 » Dortmundi i merr Bajernit edhe Kupën (+VIDEO)
11:53 PM
Dortmundi i merr Bajernit edhe Kupën (+VIDEO)
Kampionët e Bundesligës, Borusia Dortmund, mundën me rezultatin 5-2 finalistët e Ligës së Kampioneve, Bajern Mynih, për të marrë për herë të parë në historinë e tyre 103 vjeçare të dy trofetë kombëtare brenda një sezoni. Sulmuesi polak Robert Levandovski shënoi 3 gola, ndërsa Kagava dhe Humels ishin autorë e dy golave të tjerë për "kanarinat” që treguan se në këtë sezon janë të pathyeshëm dhe se bavarezët duhet të mendohen mirë edhe sezonin e ardhshëm nëse duan të fitojnë diçka në Gjermani.

"Nuk mund të ankohemi, mbrojtja jonë ishte inekzistente, nuk e meritonim të fitonim”, ishin fjalët e trajnerit të bavarezëve, Jup Heinkes, pas ndeshjes.

Nga ana tjetër, Jurgen Klop ishte i entuziazmuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të skuadrës së tij që deri 3 sezone më parë gjendej në mesin e tabelës së klasifikimit në Gjermani. "Ishte një finale Kupe që nuk e imagjinonte askush në Dortmund. Është e vështirë të shprehësh me fjalë atë që na ka ndodhur ne”, tha ai i emocionuar pas festimeve në fushën e lojës me futbollistët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus