Kyresore » 2012 » Prill » 17 » Drogba: Me Barçën mund të ndodhë gjithçka
10:00 PM
Drogba: Me Barçën mund të ndodhë gjithçka
Didier Drogba ka pranuar se do të shohë me kujdes si sukseset e Çelsit përballë Barcelonës, ashtu edhe humbjet përballë spanjollëve.Blutë do të vihen përballë katalanasve për herë të 5-të në 8 sezonet e fundit, në një sfidë që tashmë cilësohet si klasike e Ligës së Kampioneve. Shumë prej këtyre ndeshjeve janë shoqëruar me polemika, siç ishte ajo e fundit e tre viteve më parë në të njëjtën pikë të aktivitetit.Sharjet e Drogba ndaj gjyqtarit Tom Hening Ovrebo që nuk akordoi asnjë penallti në favor të skuadrës angleze në ndeshjen e kthimit, bënë xhiron e botës dhe ai mori 4 ndeshje pezullim nga UEFA.Por futbollisti 33 vjeçar thotë se i kujtohen edhe momentet shumë të gëzuara përballë kësaj skuadre. "Nuk ka vetëm kujtime të këqija, kemi edhe kujtime të bukura përballë Barcelonës”.

"Kualifikimi është 50-50, edhe pse thuhet se ata janë skuadra më e mirë në botë dhe kanë futbollistin më të mirë në botë. Janë dy ndeshje për t’u luajtur, gjithçka mund të ndodhë”.

Drogba kujton vitin 2009 dhe thotë se padrejtësia e atëhershme është harruar, por kujtohet një ndjenjë tjetër më e fortë.

"Ka ndodhur disa vite më parë ndaj gjërat kanë ndryshuar. Por dëshira është e njëjta, mbetet dëshira për t’i mundur. Do të jetë një ndeshje e vështirë, po ne jemi gati për të luajtur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus