Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Drogba shpërndan unazat e Champions
1:29 PM
Drogba shpërndan unazat e Champions
Heroi i Çelsit në sezonin e kaluar, Didier Drogba, organizoi një mbrëmje në nder të shokëve të tij të ekipit londinez, për të kujtuar suksesin në Ligën e Kampioneve në majin e këtij viti.Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, që tashmë aktivizohet në Kinë me Shangai Shenhua, kishte organizuar një ceremoni të veçantë të stilit amerikan, pasi u dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës dhe pjesëtarëve të stafit, unazat përkujtimore të fitores së trofeut më të rëndësishëm për klube.Këto unaza, në të cilat ishin punuar edhe fytyrat, emrat dhe numrat e fanellave të lojtarëve të Çelsit, mendohet se kanë kushtuar rreth 800 mijë paund në total, që tregon se ky ishte një falënderim mëse i veçantë i lojtarit për londinezët, me të cilët përjetoi suksesin më të rëndësishëm të karrierës së tij si futbollist.Rëndësia e sulmuesit dhe mungesa e tij ndjehet shumë te Çelsi, që u bë skuadra e parë kampione në fuqi e turneut që nuk arrin të kalojë fazën në grupe, ndërsa largimi i lojtarit nuk solli as shpërthimin e shumëpritur të Fernando Torres.

Një nga protagonistët e edicionit të kaluar, Huan Mata, ka pranuar se ekipi nuk është mësuar ende me idenë se nuk ka në radhët e vet lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

"Largimi i Drogba ishte si një tronditje elektrike për ne. Ai ishte një luftëtar. Ne na është dashur të mësohemi pa të, pasi për shumë vite ai ka qenë pika e referimit te Çelsi. Atij i jepje topin dhe ishe i sigurt që minimumi do të fitonte faull. Torres nuk është i tillë”, tha spanjolli për bashkëkombësin e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus