Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Dyndje lojtaresh nga Kosova tek kuqezinjte, kthehet ne ceshtje mes dy federatave
10:34 AM
Dyndje lojtaresh nga Kosova tek kuqezinjte, kthehet ne ceshtje mes dy federatave
Qe nga aktivizimi me kombetaren shqiptare i Arian Beqaj ne vitin 1998, deri tani jane aktivizuar te pakten 33 lojtare kosovare ne te gjitha grup-moshat, nderkohe qe ne periudhen e afert pritet te ftohen apo jane ftuar edhe 13 te tjereTrajneri i kombetares shqiptare, Giani De Biasi, ka shenjestruar edhe kater futbolliste kosovare qe luajne ne Europe per t’i afruar prane ekipin "A”. Madje, per njerin prej tyre, portierin Etrit Berisha, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka paraqitur nje kerkese per ta pajisur me pasaporte shqiptare me procedure te pershpejtuar. 

Dhe, nga data 9 deri me 12 prill, FSHF-ja organizoi nje grumbullim ne Kosove me grup-moshat U-19 dhe U-17 per zbulimin e talenteve te rinj qe mund t’u sherbenin ekipeve te reja te Shqiperise. Gjithe keto, nga zyrtare te Federates se Futbollit te Kosoves shihen si perzierje e FSHF-se ne "punet e brendshme” te saj, madje nga disa edhe si "grabitje” te talenteve, ndonese nuk e thone troc per shkak te marredhenieve qe kane keto dy shoqata.

Qe nga aktivizimi i kosovarit te pare me kombetaren shqiptare, Arian Beqaj, ne vitin 1998, deri me tani jane aktivizuar te pakten 33 lojtare kosovare ne te gjitha grup-moshat, nderkohe qe ne periudhen e afert pritet te ftohen apo jane ftuar edhe 13 te tjere.
I pari qe pritet te ftohet nga grupi i fundit eshte portieri i perfaqesueses se Kosoves, Etrit Berisha. Pas demtimit te portierit tjeter kosovar qe luan me Shqiperine, Samir Ujkani, zyrtaret e Federates Shqiptare te Futbollit kane nxituar ta pajisin me pasaporte shqiptare Berishen, per te qene i gatshem per ndeshjet e ardhshme.

Lojtaret kosovare perbejne boshtin e kombetares
Tek kombetarja shqiptare aktivizohen disa lojtare kosovare, te cilet perbejne dhe boshtin e skuadres. Madje edhe shiritin e kapitenit, pas largimit te Altin Lales dhe Ervin Skeles, e mban Lorik Cana. Emrat e lojtareve nga Kosova qe luajne me kuqezinjte nisin qe nga porta me Samir Ujkanin, perpara tij, ne mbrojtje, luajne Armend Dallku, Debatik Curri e Lorik Cana, ndersa ne sulm eshte Ahmed Januzi.
Keta jane lojtare te afirmuar me kuqezinjte, ndersa jane dhe shume te rinj qe po vezhgohen nga De Biasi per t’u bere pjese e skuadres per te ardhmen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus