Kyresore » 2012 » Prill » 30 » Edhe me 7 gola, mbeten -7 pikë (+VIDEO)
0:28 AM
Edhe me 7 gola, mbeten -7 pikë (+VIDEO)
Barcelona ka deklasuar me rezultat 7-0 skuadrën e Rayo Vallecanos në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Estadio de Vallecas Teresa Rivero.
 Goli i parë u shënua nga Lionel Messi (16’), ndërsa pas disa minutave epërsia u dyfishua me një autogol të Roberto Correa-s.Për 3-0 shënoi Seydou Keita (39’).Në pjesën e dytë, seria e golave vazhdon përmes Pedro Rodriguez (47’).
 Goli i pestë erdhi nga Thiago Alcantara (77’), derisa Pedro me golin e dytë personal shënoi për setin e parë (87’), ndërsa sërish asistues ishte numri dhjetë.Golin e fundit e shënoi Lionel Messi, i cili u barazua në listën e golashënuesve me Cristiano Ronaldon (me nga 43 gola të shënuar në La Liga këtë edicion).Përkundër fitores, Barcelona mbetet me shtatë pikë prapa Real Madridit.


Rayo Vallecano 0-7 Barcelona - All Goals by goalsarena2012-3
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus