Kyresore » 2012 » Shtator » 22 » Edhe një shqiptare te PSG-ja
12:12 PM
Edhe një shqiptare te PSG-ja
Futbollistja Kosovare Asllani sot do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin e njohur francez, Paris Saint Germain. Kështu ka bërë të ditur për Kohën Ditore vetë mesfushorja kosovare që jeton në Suedi. Asllani vlerëson se transferimi në klubin nga Parisi paraqet një hap të madh para në karrierën e saj. Ajo në PSG kalon nga klubi suedez Kristianstads. "Kam vendosur që të shtunën të nënshkruaj kontratë për dy vjet me Paris Saint Germain. PSG është i interesuar të bëjë skuadrën më të fortë për femra në botë dhe trajneri më sheh mua si një ndihmë të madhe për të arritur suksese të mëdha. Trajneri gjithashtu dëshiron të më ndihmojë në zhvillimin tim, që unë të bëhem një nga futbollistet më të mira në botë. Klubet janë marrë vesh dhe transferimi në PSG do të jetë një rast i madh për mua", ka thënë Asllani.

Sipas mediave suedeze, klubi francez ka plan të ndërtojë një skuadër yjesh, ndërsa Asllani do të jetë në krye të saj. Vlerësohet se Asllani do të ndihmojë edhe në përmirësim të marketingut. Ajo në Suedi llogaritet ndër lojtaret më të mira. Shquhet për lëvizje të mira teknike.

"Shpresoj të përshtatem sa më shpejt në skuadër dhe të arrijmë sukses së bashku. Unë do të jap maksimumin që të paraqitem sa më mirë te PSG. Jam person që dua suksese dhe mund t'ia dal. Besoj se do të më presin mirë në Francë", ka shtuar Asllani.

Më gjerësisht për këtë transfero mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus