Kyresore » 2012 » Shkurt » 2 » Egjipt, dhunë pas ndeshjes së futbollit, mbi 74 të vdekur (+VIDEO)
8:21 AM
Egjipt, dhunë pas ndeshjes së futbollit, mbi 74 të vdekur (+VIDEO)
Mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve të kreut të tabelës në Egjipt, mbi 74 veta kanë gjetur vdekjen, ndërsa mbi 100 kanë marë lëndime.Tifozët kanë depërtuar në fushën e gjelbër me thika në duar.Tragjedi trishtuese ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes derby, të ekipeve futbollistike të kampionatit egjiptian, "Al-Masry” dhe "Al-Ahly”, sipas raporteve policore, kanë vdekur 74 veta, ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar e plagosur. Këtë informacion e kanë pohuar dhe konfirmuar edhe zyrtarët egjiptian-transmeton BBC.Në spitalet në Port Said, janë kufomat e 30 të vdekurve, ndërsa sipas BBC-së, numri i viktimave mund të jet edhe më i madh. Skenar i shëmtuar ka ndodhur në momentin që arbitri ka dhënë fërshëllimin e fundit, që ka sinjalizuar fundin e takimit, dhe në atë moment, tifozët kanë hyrë në fushën e gjelbër, duke tundur thikat në duar në ndjekje të lojtarëve dhe tifozëve të ekipit kundërshtar. Sigurimi i pamjaftueshëm ka sjellë deri te kjo tragjedi, që e kanë sjellë tifozët e ekipt të "Al-Ahly”, të mirënjohur për nga sjelljet e dhunshme. Kjo fatkeqësi, është një nga tragjeditë më të mëdha në futbollin egjiptian. Të gjitha ekipet e kategorisë superiore (ligës së parë) janë anuluar, ndërsa parlamenti i Egjiptit, nesër ( e enjte) do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, kushtuar këtyre ngjarjeve tragjike që morën shumë jetë njerëzish.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus